Rama nuk dorëzoi mandatin e Xhaçkës, Logu: Vendim i rëndë, skandaloz, mesazhi më i gabuar që mund t’i dërgohet çdo qytetari

17:25, 13/09/2024
A+ Aa A-

Maxhoranca socialiste mbrojti për herë të tretë me votë politike mandatin e ligjvënëses Olta Xhaçka, e cila dyshohet se ka përfituar nga të mirat publike për interesat private të saj dhe të familjes së saj, nëpërmjet shpalljes së bashkëshortit Artan Gaçi si “investitor strategjik”.

Marash Logu, avokat, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi mosnjohjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.

Në seancat plenare në Shqipëri, kanë ndodhur ngjarje nga më të rëndat dhe nga më skandalozet të themi... por realisht kjo është një ngjarje shumë e rëndë, mbase më e paprecedenta që ndodh në vitin 2024, ku Kuvendi refuzon të zbatojë vendimin e instancës më të lartë gjyqësore që ka Shqipëria.

Pra Gjykata Kushtetuese është fjala e fundit sa i përket... po themi.... çështjeve ligjore dhe gjyqësore, e megjithatë mazhoranca dje për të mbrojtur, një eksponent të lartë të PS vendosi të refuzojë, ose të themi të marrë në mbrojtje, ish ministren Olta Xhaçka, e cila së bashku me bashkëshortin e saj kanë marrë në mbrojtje disa përfitime, siç është statusi i investitorit strategjik, përdorimi i brigjeve të detit.

Dhe siç e kemi parë tashmë se dhe SPAK e ka nxjerrë, bëhet fjalë për një pronë që kishte qenë pronësi shtetërore dhe ishte përvetësuar me anë të dokumenteve të falsifikuara. 

Gjithë kjo histori, do duhej të merrte një trajtim të plotë nga ana e organeve gjyqësore duke përfshirë SPAK, që ka një hetim në vijimin, për këtë çështje por edhe Gjykatës Kushtetuese përsa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Që, une besoj se jo vetëm për mua, por për çdo jurist me formimin fillestar apo bazik, ky është një vendim i rëndë, skandaloz, është mesazhi më i gabuar që mund t’i dërgohet çdo qytetari dhe organeve të drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco