‘Xhaçka’/ Abilekaj: Lojë e pistë e mazhorancës! A i ka GjK duart e lidhura për shkak të vendimit të parlamentit?

16:58, 13/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasditën në Syri Tv me moderator Edvin Parruca, analisti Enton Abilekaj tha se para 2 vitesh, grupi parlamentar i Lulëzim Bashës kërkonte fiks ketë lojën idiote që po ndodh sot, lojën e pisët të zgjatjes së një debati pa asnjë lidhje, ndërsa kërkesa e dytë e bere nga grupi i Sali Berishës me kryetar grupi parlamentar Luçiano Boçin mos gaboj në atë kohë kërkonte që gjykata kushtetuese me 1/5 e grupit parlamentar, gjykata kushtetuese duhet të shqyrtojë mandatin e Olta Xhaçkës.

Abilekaj u shpreh se nuk ka asnjë nen të kushtetutës, e as hapsirë që të detyrojë deputetët që votën e tyre personale ta japë sipas urdhrit të gjykatës kushtetuese.

'Që partia socialiste mbron Xhackën kjo nuk është çudi, që partia socialiste mbron dhe lëshon çdo njeri me urdhër tek drejtësia, kjo është e qartë, por pyetja është a vështirë e vërtetë që gjykata kushtetuese i ka duart e lidhura për shkak të vendimit të parlamentit?

A është i nevojshëm vendimi i parlamenit që çështja Olta Xhacka të shkojë në gjykatë kushtetuese? Këtu fillon një lojë jo e pastër mes gjykatës kushtetuese dhe mazhorancës parlamentare, një loje e cila ka nisur që para dy vjetësh kur është bërë për herë të parë ky debat, kur për herë të parë shkuan në gjykatën kushtetuese 2 kërkesa nga 2 grupe parlamentare të PD,  një i Lulëzim Bashës, tjetri i Sali Berishës.

Ai i Lulëzim Bashës kërkonte fiks ketë lojën idiote që po ndodh sot, lojën e pisët të zgjatjes së një debati pa asnjë lidhje, ndërsa kërkesa e dytë e bere nga grupi i Sali Berishës me kryetar grupi parlamentar Luçiano Boçin mos gaboj në atë kohë kërkonte që gjykata kushtetuese me 1/5 e grupit parlamentar, gjykata kushtetuese duhet të shqyrtojë mandatin e Olta Xhaçkës.

Nuk ka asnjë nen të kushtetutës, nuk ka asnjë hapsirë që të detyrojë deputetët që votën e tyre personale ta japin sipas urdhrit të gjykatës kushtetuese.

Gjykata kushtetuese me 1/5 të shqyrtojë  siç e parashikon kushtetuta, mos të shpikë metoda të tjera të cilat vetëm sa justifikojnë, krijojnë një ide që gjykata kushtetuese është e intreresuar për të shqyrtuar mandatin e Olta Xhaxhçës por ja që nuk e lika parlamenti.'- u shpreh Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco