SYRI TV/ Rama vijon sulmet ndaj opozitës dhe mediave, Rama: Ruani fëmijët nga lajmet e rreme

14:46, 13/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish mediat dhe opozitën,  duke I fajësuar për situatën në vend, gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla.  Rama u kërkoi mësuesve të ruajnë nxënësit nga lajmet dhe informacionet e pavërteta. 

 Kryeministri Edi Rama, ka vijuar fushatën e sulmeve, ndaj opozitës dhe mediave, edhe gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla.  Në një takim me mësues dhe punonjës të policisë, që do të ruajnë mbarëvajtjen e sigurinë në shkolla, Rama u shfaq sërish I shqetësuar për lajmet që publikohen dhe jo për implikimin e funksionarëve të lartë të policisë së shtetit,  me krimin e organizuar, siç është vërtetuar në disa raste.  Në fjalimin e mbajtur në shkollën Kosova,  Edi Rama,  ju kërkoi të pranishmëve,  të mos bien në kurthin e mjedisit politik e mediatik në vend. 

Madje,  Kryeministri  I porositi mësuesit dhe  punonjësit e policisë  ti mbrojnë fëmijët në shkolla, jo nga rreziqet e mundshme por sidomos nga informacionet dhe lajmet e pavërteta. 

Por pavarësisht merakut për propagandën, edhe në këtë takim, Kryeministrin e shoqëroi  refreni I famshëm, “Rama ik, “nga nxënësit,  që ndodheshin  jashtë sallës ku po mbahej aktiviteti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco