SYRI TV/ Flamur Noka takim me FRPD në Vlorë, studentët: Do ngrihemi në protesta kundër sistemit

14:43, 13/09/2024
A+ Aa A-

Nisja e protestave studentore ishte kryefjalë e takimit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike me koordinarorët e Universiteteve, studentë e përfaqësus të PD, në qytetin e Vlorës.

Pjesë e takimit ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetarja e LDG dega Vlorë Halta Aluci, kryetari PD Dega Vlore Atird Hoxha, kryetari i Forumit Rinor Besard Xhaferri, nga ku studentët paralajmëruan fillimin e protestave në Tetor, për nje sistem arsimor që ju përgjigjet nevojave të tyre.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, solli në vëmendje lëvizjen e dhjetorit të viteve '90 të udhëhequr nga Azem Hajdari, duke theksuar se të rinjtë duhet të frymëzohen për t'u ngritur e për të sjellë ndryshim.

Takimi në Vlorë ishte i pari i një turi të oganizuar nga FRPD që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të folur mbi sfidat me të cilat po përballen studentët, dhe masat që duhen marrë për një arsim cilësor më të mire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco