VIDEO/ Malltezi: Jemi armiq të komunistëve. Masat ndaj Sali Berishës janë të paligjshme

12:08, 13/09/2024
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi duke folur para SPAK, në lidhje me raportimin 2 mujor të prokurorisë, është shprehur se, masat ndaj Sali Berishës janë të paligjshme.

Gjatë deklaratës për mediat, Malltezi u shpreh se si në komunizëm edhe tani, janë armiq të komunistëve dhe për këtë gjë është krenar.

‘Lista numër 1 e armiqve të komunistëve janë 3 veta nga familja Begeja, pronare. Edhe në atë kohë si tani ishin shpallur armiq të komunistëve.

Edhe sot në të njëjtën situatë jemi. Jemi armiq të komunistëve dhe jemi krenarë për këtë gjë.

Sot ishim në Apel për diligjencën e 4, dy mujore të cilën gjyqtarja me tre mbiemra e ka dërguar me 1 muaj vonesë, sipas urdhrave. Në 4 diligjenca nuk ka asnjë fjalë për Sali Berishën, nuk del askund, zero, zero, zero.

Pavarësisht prokurorja politike thotë nuk ka ndryshuar asgjë. Çfarë do të ndryshoje, vetëm kur të dojë Edi Rama.

Kjo është diçka e re që u nxor sot për gjykatën.

Jemi në situatën ku masat ndaj Sali Berishën janë të paligjshme, ose janë të pavlefshme. Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se janë kufizim lirie janë të paligjshme, sepse nuk shkuan në parlament. SPAK dhe futi në këtë afërmendsh, thotë se nuk janë kufizim lirie. Por më pas nuk e ka zbatuar si jo kufizim lirie, por si kufizim lirie, e ka zbatuar menjëherë, ndërkohë që ligji ja kërkon pasi të marrë formë të prerë, pra është masë e pavlefshme’, tha Jamarbër Malltezi gjatë deklaratës për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco