PS zhbën Kushtetuesen për Xhaçkën/ Mos e humbisni ironinë e gazetarit

PS zhbën Kushtetuesen për Xhaçkën/ Mos e humbisni ironinë e gazetarit

10:08, 13/09/2024
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyronte Kuvendin të dërgonte për interpretim mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndaj së cilës ka indicie se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik”.

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cenojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Pas këtij skandali të rëndë, gazetari Lutfi Dervishi bëri një reagim epik në median sociale.

“Kemi Gjykatë Kushtetuese që ben interpretim e ligjeve dhe grupin parlamentar të PS që bën interpretimin përfundimtar të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco