20 mijë ton mbetje/ Hasani: Po rrezikojnë shëndetin publik, shifrat janë alarmante

09:24, 13/09/2024
A+ Aa A-

 Dyshohet se në Shqipëri janë eksportuar 20 mijë ton mbetje të rrezikshme me rrezik të lartë jo vetëm për imazhin e vendit por edhe për shëndetin tonë, është kthyer në një problem serioz.

Enxhi Hasani, Specialiste e Shëndetit Publik, Pedagoge, e ftuar në emisionin Kafe Shqeto u shpreh se mbetjen e rrezikshme janë problemi kryesorë që po prek shëndetin publik duke dhënë pasoja të mëdha që tek fëmijët, të moshuarit e deri tek gratë shtatzëna.

Këto mbetje po shtojnë cdo ditë rrezikun për kancer.-u shpreh Hasani

Deklarata:

Në fakt mbetjet e rrezikshme janë një temë shumë e rëndësishme jo vetëm mjedisore por edhe për shëndetin publik për shak të efekteve që ka në shëndet.

Efekte që fillojnë që tek problemet akute deri tek ato kronike.

Kur flasim për ato akute ka të bëjë me ekspozime të menjëhershme  me probleme të menjëhershme, duke filluar nga reaksionet alergjike, sëmundje respiratore, te vjella.

Problemi kryesorë janë efektet kronike të ekspozimit afatgjatë, por edhe rrisku për kancer që në vendin tonë është mjaft i madh si problem për vendin tona.

Për të mos llogaritur efektin tek grupet me rrisk të lartë që janë fëmijët të moshuarit dhe gratë shtatzëna, e cila ndikon deri në aborte spontate.

Shifrat janë alarmante, sidomos për autuzmin dhe pse shkencërisht nuk është vërtetuar nga vjen mjedisi ka ndikim më të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco