Malltezi në Apelin GJKKO për seancën për zëvendësim mase, prezent edhe avokatët e Berishës

Malltezi në Apelin GJKKO për seancën për zëvendësim mase, prezent edhe avokatët e Berishës

09:22, 13/09/2024
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në Apelin e GJKKO për seancën për zëvendësim mase dhe informacion lidhur hetimet në Apelin e Posaçëm.

Ndërkohë mësohet se në GJKKO kanë mbërritur edhe avokatët e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Dy ditë pasi SPAK bëri akuzën e  ‘korrupsionit pasiv’ dhe ‘pastrim parash’ për dosjen “Partizani”, sot Malltezi është paraqitur në Apelin e GJKKO.

Dy ditë më parë  per akuzat politike ndaj tij me urdhër të Ramës, kreu demokrat u shopreh se “jam i pandehur për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”.

Mësohet se si Sali Berisha edhe Jamarbër Malltezi kanë bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco