VIDEO/ Nëse fiton Donald Trump, cila do të jetë strategjia për Ballkanin? Ja përgjigja e këshilltares speciale

22:53, 12/09/2024
A+ Aa A-

Asistentja speciale e Donald Trump, Lisa Curtis në një bisedë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhënë mendimin e saj se si do të jetë strategjia e Donald Trump për Ballkanin, nëse ky i fundit do të dalë fitues në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

‘Kur kam punuar me presidentin Trump, kam parë që ai është një person që do të vendosë paqen në zona ku ka konflikt.

Mendoj se si në Ballkan dhe vende të tjera të botës, do të dojë të nxisë paqen, stabilitetin në ato rajone.

Nëse Donald Trump do të fitojë, atëherë administrata e tij do të mundohet të sjellë lidhje më pozitive mes dy vendeve tona’, tha Lisa Curtis në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco