Belind Këlliçit: Banda dhe grupi i strukturuar kriminal, në listën e PS-së

Belind Këlliçit: Banda dhe grupi i strukturuar kriminal, në listën e PS-së

22:18, 12/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë një analizë të detajuar të të gjithë listës së drejtuesve të PS-së në qarqe.

I ftuar në emisionin Opinion për secalin prej tyre ka treguar fakte dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, duke theksuar se lista e PS përbëhet nga një grup i strukturuar kriminal.

Analiza e Belind Këlliçit

Në Tiranë vijon Erion Veliaj pronari fakti i inceneratorit të Tiranës i deklaruar nga Ahmetaj. Shtabin e tij elektoral të 2023 e ka gjysmën në burg, gjysma tjetër pritet të bashkohet. Ka vjedhur fonde 100% të instuticonit publik.

Elisa Spiropali madam 5 milionë euroshja, e lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, bashkëshorti i saj ka marrë në punë Klodian Zoton dhe i ka dhënë 4 miliardë tender. Kokë e këmbë e lidhur me Zoton,

Manastirliu ka qenë në SPAK për çështjen e sterilizimit. Një nga konfliktet më të mëdha mes Manastirliut dhe Beqajt.

Po them janë thirrur në SPAK ka afera korruptive se kanë lidhje aty. Për kë ka akuzë ju them.

Arbjan Mazniku është thirrur në SPAK për dosjen e 5D. Në zbardhjen e vendimit të Apelit të GJKKO rezulton se  hetohet autoritetu titullar i cili është Arbajn Mazniku. Po hetohet roli përgjegjës i tyre.

Belinda Balluku 3 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Taulant Yaris i përfshirë në dosjen e prokurorit të Vlorës dhe është ndaluar publikimi i dosjes. Shumë shpejt do ja dëgjoni bëmat. Njeriu i lidhur me bandat.

Ervin Demo e ke në SPAK. Ka patur Blendi Çuçin në 2023. Oltjon Bistri sot në burg,  ka qenë shef shtabi në Berat.

Të gjithë drejtorët në ministri të Brendshme, kanë drejtuar fushatën e Beratit së bashku me Luciano Bojaxhiun që ka qenë në SPAK.

Emirjana Sako e dinë të gjithë e ka falimentuar buxhetin e shtetit në Durrës,  paguhej 40% e buxhetit për inceneratorin. Shef shtabi këtu janë bandat.

Benet Beci janë Bajrajt që e drejtojnë fushatën.

Nuk e di pse iu vunë Pandeliut po dhe ky e ka përgjimin në Bashkinë e Kukësit, për hir të vërtetës nuk e di pse u mor Batoni me Pandeliun që është më pak i korruptuar.

Niko Peleshi ka qenë në SPAK.

Mirel Kumbaro ka 23 dosje në SPAK.

Blendi Çuçi në SPAK për skandalin e Poliçanit.

Kjo është banda dhe grupi i strukturuar kriminal që është në listën e PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco