‘Orkestra Frymore’/ Malltezi: Kanë falsifikuar dokumenta ku thonë se qeveria Berisha e ka nxjerr nga plani përhapjes

21:46, 12/09/2024
A+ Aa A-

Një tjetër pjesë e akt-padisë në hetimet ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ka qënë edhe Orkestra Frymore e cila ka qënë pranë Klubit Partizani.

Sipas Malltezit, në akt-padi thuhet se orkestra dhe klubi ishin në planin e përhapjes dhe e ka nxjerrë qeveria Berisha nga plani i përhapjes, një gënjeshtër monstruoze.

‘Orkestra ka qënë në planin e pëhapjes deri vonë nuk është fare pjesë e këtij zhvillimi që ka ndodhur, familja pronare mund ta kenë ndjekur rrugën e tyre nuk e di se çfarë kanë bërë, por nuk ndodh është një gjë që nuk ka asnjë bazë, falsifikim dokumentash zyrtarë me deklarata të tilla’, u shpreh Malltezi.

Malltezi: ‘Orkestra Frymore’ që është afër ‘Klubit Partizani’ dhe që është pronë e njërës prej këtyre familjeve, ajo po ka qënë në planin e përhapjes. Lexova në akt-padi një risi ku thuhet se orkestra dhe klubi ishin në planin e përhapjes dhe e ka nxjerrë qeveria Berisha nga plani i përhapjes, një gënjeshtër monstruoze. Orkestra ka qënë në planin e pëhapjes deri vonë nuk është fare pjesë e këtij zhvillimi që ka ndodhur, familja pronare mund ta kenë ndjekur rrugën e tyre nuk e di se çfarë kanë bërë, por nuk ndodh është një gjë që nuk ka asnjë bazë, falsifikim dokumentash zyrtarë me deklarata të tilla. Ky është dokument zyrtar dhe çfarë do që gënjejnë ky quhet falsifikim i dokumentave zyrtarë dhe këtë e kanë në dosje që orkestra është në planin e përhapjes dhe këtu thonë që nuk është në planin e përhapjes, ka dalë nga plani i përhapjes. E ka nxjerrë Moisiu kur ka qënë Berisha në opozitë në vitin 2004.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco