Koncesioni Thumanë-Kashar/ Hoti: Balluku nuk bëri transparencë pasi nënkupton burg për ministren

19:42, 12/09/2024
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për t komentuar mbi interpelancën e zhvilluar sot me ministren e infrastrukturës, Belinda Ballukun në parlament ishte deputetja e qarkut të Lezhës, Elda Hoti.

Hoti është shprehur se transparencë nuk mund të presim për kontratën kooncensionare Thumanë-Kashar pasi ajo do të thotë burg për Ballukun

"Sot kisha interpelancë me ministren simbol të korrupsionit, të kësaj qeveria dhe propagandën e ka mjetin e saj të vetëm për të mbrojtur vjedhjen.

Transparencë nuk mund të presim pasi ajo do të thotë burg për Ballukun. Kontrata koncensionare Thumanë-Kashar është kontratë tipike korruptive që në thelb ka pasurimin e oligarkëve që janë të lidhur me qeverinë.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit por zhvillimi nuk mund të ndodhë në kurriz të qytetarëve. Këta kanë ndërtuar 21 km për 1.3 miliardë euro, ky është shkatërrim që  i ndodh Shqipërisë dhe veriut të vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco