Trafiku i mbetjeve/ Tomorri: Ministria e Mjedisit dhe Dogana, përgjegjësit kryesorë! Porti i Durrësit, në duart e mafias

18:44, 12/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Klodian Tomorri u shpreh se përgjegjësit për skandalin dhe trafikimin e 20 mijë tonë mbetjeve të rrezikshme janë Ministria e Mjedisit, dhe Agjensia e Doganave.

‘Në këtë rast është e qartë që ka pasur korrupsion dhe korruptim të segmenteve të tëra të shtetit që të ndodhte ajo që ka ndodhur sepse nuk mund të ndodhte dot ajo...Po flasim për një port që është në duart e mafias dhe kemi mësuar nga jashtë që është bërë trafik’, u shpreh Tomorri.

Tomorri: Kur shpërtheu skandali i mbetjeve filloi një ping-pong mes institucioneve, nga porti, dogana, mjedisi, të gjithë mundoheshin ta nxirrnin përgjegjësinë dhe vetja dhe ta linin diku tjetër.  Në rastin konkret ka dy institucione që kanë përgjegjësi direkte dhe nuk mund të lëshojnë apo hedhin topin në vend tjetër. E para është Ministria e Mjedisit që ka detyrimin të kontrollojë se ku i çon mbetjet çdo subjekt që prodhon mbetje sipas legjislacionit në fuqi dhe e dyta është dogana sepse është dogana që përgjigjet për mallrat që hyjnë dhe dalin nga territori i Shqipërisë.

Në këtë rast është e qartë që ka pasur korrupsion dhe korruptim të segmenteve të tëra të shtetit që të ndodhte ajo që ka ndodhur sepse nuk mund të ndodhte dot ajo...

Po flasim për një port që është në duart e mafias dhe kemi mësuar nga jashtë që është bërë trafik.

Keni dëgjuar në dy vitet e fundit të kapet ndonjë sasi droge aty? Nuk ka.

Këta janë një bandë e madhe që bën propagadë dhe vjedh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco