‘20 mijë ton mbetje të rrezikshme’/ Tomorri: Denoncimi i SYRI-t, shqetësues! Qeveri zuzarësh që mashtrojnë qytetarët

18:21, 12/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për skandalin e publikuar nga redaksia e SYRI-t, ku një dokument zyrtar i mbajtur sekret nga qeveria shqiptare, tregon se në Shqipëri janë prodhuar 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme.

Sipas Tomorrit, këto mbetje nuk dihen ku kanë shkuar dhe kjo krijon një situatë shumë shqetësuese dhe në këtë situatë kemi një qeveri zuzarësh që mashtron thotë gjysëm të vërteta apo bën lojëra fjalësh për të mos i thënë publikut të vërtetën.

Gazetari theksoi se nuk është hera e parë që qeveria kapet gafil, por sillet me arrogancë duke filluar që nga kryeministri në parlament dhe bën lojëra fjalësh për të mos thënë të vërtetën dhe lë një shteg që t’ja hedhi fajin kompanive private.

Tomorri: Dokumenti i publikuar sot nga SYRI tregon një gjë më shqetësuese, që këto mbetje nuk dihen ku kanë shkuar. Kompania ka marrë 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme për të cilat nuk ka dokumente dorëzimi se ku i ka çuar, nuk dihet destinaconi. Është një situatë shumë shqetësuese dhe në këtë situatë kemi një qeveri zuzarësh që mashtron thotë gjysëm të vërteta apo bën lojëra fjalësh për të mos i thënë publikut të vërtetën.

Nuk është hera e parë që qeveria shqiptare sillet në këtë mënyrë kur kapet gafil. Jemi përballë një qeverie arrogante e cila nuk ndihet e detyruar dhe nuk ka minimumin e përgjeqshmërisë për të sqaruar qytetarët për një çështje kaq shumë sensititve por sillet me arrogancë duke filluar që nga kryeministri në parlament dhe bën lojëra fjalësh për të mos thënë të vërtetën dhe lë një shteg që t’ja hedhi fajin kompanive private. Nëse një kompani private çmendet dhe fut një bombë bërthamore në portin e Durrësit dhe e plas në mes të sheshit Skënderbej çfarë do themi ne që e paska fajin kompania private? A ka ky shtet institucione që kontrollojnë zbatimin e ligjit?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco