SYRI TV/ Publikon komunikimet në SKY ECC, Bardhi: Drejtorët e policisë emërohen nga krimi

17:44, 12/09/2024
A+ Aa A-

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi denoncoi sesi grupet kriminale emërojnë drejtorët e policisë përmes ministrave të Brendshëm. Bardhi publikoi një komunikim të SKY ECC, që sipas tij dëshmon se një prej përfaqësuesve të bandave më të rrezikshme në vend  ka urdhëruar emërimin e drejtorit aktual të Policisë së Shkodrës. Ky denoncim nxiti reagim të ashpër të kryeminstrit Rama i cili nuk kurseu  fyerjet dhe gjuhën jo etike ndaj deputëtëve të opozitës. Deklaratave të Bardhit ju përgjigj ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe deputeti socialist Erion Braçe, të cilët tentuan të përgënjeshtronin vërtetësin e bisedave, por kreu i grupit demokrat solli të tjera prova që faktojnë emërimet nga krimi në polici.

SYRI TV

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi denoncoi nga foltorja e  Kuvendit emërimin e  drejtorëve të policisë nga krimi i organizuar. Gjatë interpelancës me kryeministri  Rama për mbetjet e rrezikshme, Bardhi solli komunikimet përmes  aplikacionit SKY,  ku kriminelët urdhëronin përmes minstrave të Brendshëm, emërimin e  drejtorit aktual të Policisë së Shkodrës. Ky denoncim duket se nxori jashtë kontrollit kryeministrin Rama i cili shpërtheu në akzua ndaj Bardhit, duke mos kursyer fyerjet dhe gjuhën joetike.

Por teksa kreu i qeverisë nuk pati një reagim për përgjimet e SKY ECC, deklaratave të Bardhit e morën përsëripër t’i përgjigjen disa orë më vonë në kuvend, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e deputeti socialist Erion Braçe, të cilët tentuan të përgënjeshtronin bisedat, por Bardhi zbardhi të tjera detaje që faktojnë emërimet e policisë nga krimi.

Ndërkohë nga Kuvendi  kreu i qeverisë Edi Rama sulmoi edhe deputetin demokrat Ervin Salianji për çështjen “Babale”, çka solli debate mes tyre.

Me hëret Bardhi denoncoi nga Kuvendi sesi Rama bëri ligj me porosi për “Gardën e Republiëks” për të emëruar drejtuesin e saj, çka sipas Bardhit është denoncuar nga opozita para se të votohej në Kuvend me votat e socialistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco