SYRI TV/ 26-vjetori i vdekjes se heroit Azem Hajdari, Sali Berisha: Tribuni ynë sot na thërret

17:30, 12/09/2024
A+ Aa A-

Në përkujtim të 26-vjetorit të rënies së heroit te demokracisë Azem Hajdari, Partia Demokratike zhvilloi  homazhe në nderim të figurës së tij. Së bashku me familjarët e  tribunit të demokracisë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike vendosën kurora me lule në memorialin e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij Besim Çera. Me anë të një reagimi, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se vepra e heroit të demokracisë Azem Hajdari është një frymëzim për t’u ngritur kundër regjimit të Edi Ramës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i selisë blu theksoi se ashtu si në vitet ’90, regjimi rrëzohet me kurajo dhe guxim. 

SYRI TV

Në përkujtim të 26 vjetorit të rënies së tribunit të demokracisë Azem Hajdari,  Partia Demokratike zhvilloi homazhe në nder të figurës së tij.

Fillimisht përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike sëbashku me familjarët e Azem Hajdarit, vendosën kurora me lule në memorialin e heroit të demokracisë dhe të truprojës së tij, Besim Çera.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka teksa vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, deklaroi se mesazhi i heroit të demokracisë është se me guxim dhe kurajo rrëzohet regjimi.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se vepra e Azem Hajdarit është frymëzim për tu ngritur kundër keqqeverisjes së Edi Ramës ndërsa deklaroi se heroi i demokracisë u ekzekutua nga vrasës me uniformë.

‘Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar, ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit, që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, në vendin e diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë. Sot 26 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë regjimin e diktaturës së bandave, kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës’, shkruan Berisha.

Më pas përfaqësuesit e Partisë Demokratike,  sëbashku me familjarët e Azem Hajdarit zhvilluan homazhet edhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco