VIDEO/ Feruni: Trafiku i mbetjeve të rrezikshme është nga më të rrezikshmit...

16:44, 12/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRU TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi mbetje e rrezikshme që prodhon vendi ynë ishte eksperti i mjedisit, Lavdosh Feruni.

 Feruni është shprehur se mbetjet e rrezikshme që janë kthyer nga Tajlanda janë metale të rëndë që rrezikojnë shëndetin e njeriut dhe ndikojnë gjithashtu edhe në mjedis.

"Lajmet sot ishin se nuk ka eksport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria. Dhe ky është një shqetësim, fshehja është shumë e rrezikshme. Çështja e madhe në gjithë këtë mesele është çfarë bëhet me mbetjet e rrezikshme në Shqipëri dhe në këtë këndvështrim duhet parë.  

 Çështja e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, për arsye se ka shumë mënyra të sofistukuara për të futur mbetje të rrezikshme në vendin tonë është një problem që duhet të alarmojë këdo. Ne ndaj jemi në mënyrë persistente kundër ligjit të importit të mbetjeve. Trafiku i mbetjeve të rrezikshme është nga më të rrezikshmit, ne kemi rastin e Italisë që anije me mbetje të rrezikshme janë mbyru në det nga mafia. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë ligjin e importit të mbetjeve, kjo do të ishte fatale për Shqipërinë. Për një vend që ka natyrë e pastër, turizmin, nuk menaxhon dot mbetjet e veta është problem shumë i madh t’i shtosh edhe importin e mbetjeve. Ne do të reagojmë derisa qeveria të tërhiqet nga ky ligj, do të shkojmë edhe në protesta masive. Ne paguajm 70-milionë euro për teknologji të vjetra, siç është TEC-I Vlorës dhe në fund do ta çojmë për skrap, pra paguam për këto gjëra.",- tha Ferruni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco