Takimi i Engjëll Agaçit me Arben Krajën një ditë para akuzës politike ndaj Berishës dhe disa fakte

Takimi i Engjëll Agaçit me Arben Krajën një ditë para akuzës politike ndaj Berishës dhe disa fakte

16:25, 12/09/2024
A+ Aa A-

Engjëll Agaçi njihet si dora e zezë e punëve të pista të Edi Ramës dhe njeriu që mban lidhjet me mafien dhe komandon drejtësinë.

Engjëll Agaçi, në një shtet të së drejtës do duhej të ishte sot prapa hekurave për aferën korruptive të shekullit, atë të inceneratorëve dhe për dëshmitë e shumta që janë publikuar rreth tij për lidhjet me mafien, por Engjellëi jo vetëm që nuk është para drejtësië, por është njeriu që i shkruan akuzat (me urdhër të Edi Ramës) drejtësisë dhe ia jep në dorë t’i ekzekutojë.

LEXO EDHE: SKANDALI/ Kraja dhe Millonai regjistruan padinë e Ballës dhe nisën procedimin brenda ditës

Nuk është e rastësishme një foto e publikuar, ku duket Arben Kraja, prokuror i SPAK dhe Engjëll Agaçi, krahu i djathë i Edi Ramës, të cilët janë bashkë në stadiumin “Air Albania” vetëm një ditë para se Kraja t’i komunikojë akuzën politike, pa prova dhe pa fakte liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Image

Procesi ndaj Sali Berishës është tërësisht një proces i montuar politik dhe urdhëruar nga Edi Rama, ndaj dhe as ata nuk fshihen më, por bëjnë demostrime publike një ditë para komunikimit të akuzës.

Engjëll Agaçi, siç e cekëm më lart, është subjekt për Arben Krajën dhe duhet të ishte në pranga për mega-aferën e inceneratorëve, si një nga krerët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Njeriu që ka detyrimin ligjor për të kryer verifikimin final para se inceneratorët të firmoseshin fap-fap-fap nga Rama.

LEXO EDHE: Inceneratorët/ Zbulohet roli i Engjëll Agaçit, ja si i vazhdoi procedurat e koncesionit antiligjor sekretari i Ramës

Megjithatë, Agaçi shfaqet në krah të Krajës, duke i dhënë atij gati akuzën për kreun e opozitës dhe jo atë të që do duhet t’i kishte dhënë Engjëllit, shefit të tij dhe bashkëpunëtorit të tyre Erion Veliaj.

Por Arben Kraja, një ish-hetues i kohës së komunizmit, ish-kandidat për deputet i Partisë së Punës, kur kjo e fundit ishte në grahmat e fundit, tregon se ai është një militant i thekur i partisë-shtet.

LEXO EDHE: Kamikazi i Ramës/ Arben Kraja ish-kandidat i PPSH në vitin 1991

Kraja po vijon punën njëjtë si në kohën e komunizmit, përndjekje politike, manipulim të fakteve ndaj kundërshtarit politik të regjimit, dikur ia ka bërë këtë shërbim Ramiz Alisë, sot ia bën Edi Ramës. Një shërbëtori i regjimeve autoritare nuk mund të hetojë idhujt e tij, i tillë është edhe Arben Kraja.

LEXO EDHE: Kamikazi i Ramës/ Arben Kraja ish-kandidat i PPSH në vitin 1991

E gjithë dosja ndaj kreut të opozitës u montuan në Partinë Socialiste, siç dëshmon edhe fotoja, Kraja – Agaçi, dhe Sali Berishës iu komunikua një akuzë provat e së cilës nuk ekzistojnë.

Procesi ndaj Berishës nisi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës, i cili nuk u mor kurrë nga Kraja nën hetim.

Arben Kraja është autori i copëzimit të dosjes së inceneratorit të Tiranës, të cilën për 3 vite që e pati nën hetim nuk ndërmori asnjë hap ndaj pronarit faktik të inceneratorit, siç edhe ka deklaruar edhe ish/zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj për Erion Veliajn, si pronar faktik.

Kraja, Agaçi, Millonai,Gjoka etj, në një regjim autokratik janë thjeshtë shërbëtorë të 1-shit, pra, Edi Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco