Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë

Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë

12:00, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij, kjo ka mundur të ngritet shumë më herët.

Megjithatë, ai citoi një thënie të njohur të popullit “më mirë vonë se kurrë”.

“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufi në një konferencë për media njoftoi se aktakuzë është ngritur ndaj 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast, njofton Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të hetimit, pas grumbullimit të të gjitha provave, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”.

“Për 45 të pandehurit ekizston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht vepra penale kudër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, financimi i terrorizmit dhe shpërlarjes së parave”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco