Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Majko shtyn gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Akt intimidues

Majko shtyn gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Akt intimidues

11:38, 12/09/2024
A+ Aa A-

hoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dega Shqipëri ka dënon sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale thuhet se “shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave”.

“Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet më tej në reagim.

Deputeti i PS Pandeli Majko shfaqi një sjellje të turpshme të enjten përpara gazetarëve. Gazetarja e Euronews Albania i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko i cili njihet si një nga deputetët “memecë” te Kuvendit e ka shtyrë me forcë.

Pamjet janë revoltuese dhe tregojnë se si disa personazhe si Majko, vetëm se kanë veshur kostum, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kujtdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco