Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Tërhiqet Belinda Balluku nga Thumanë-Kashar? Doçi: U dorëzuan pas pushimeve luksoze ne jug dhe pas presionit të koncensionarit

11:15, 12/09/2024
A+ Aa A-

Zv/ Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është tërhequr dje përballë protestave të qytetarëve të Krujës, duke pranuar kërkesat mëse legjitime për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë-Kashar, për rreth 85 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Thumanës etj.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mariglend Doçi, aktivisti dhe drejtuesi i protestave të banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, u shpreh se kjo është një fitore e rëndësishme për banorët e zonës, teksa shtoi se me sa duket, gjatë pushimeve luksoze në jug, të zënë ngushtë dhe nga presioni i koncensionarit, Balluku dhe PS vendosën të dorëzohen.

Kjo është fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi edhe protesta u zhvillua në një kohë jo shumë të përshtatshme, në korrik-gusht–deri në mes shtatori, në vapë dhe me luftëtarë, qëndrestarë, që qëndruan edhe kur s'i kishin rrethanat e favorshme.

Na fakt gjatë 2.5 muajve kemi hasur në veshin e shurdhër te qeveritarëve.

Nuk kemi mundur të komunikojmë me ta, pavarësisht se ne kemi bërë disa kërkesa të formalizuara dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

U desh një ndërhyrje, pra me hapjen e fushatës, PS, bëri një ndërhyrje nëpërmjet kryetarit bashkisë, mblodhi disa eksponentë aty dhe ju tha që “do takojmë Belindën” .

Madje, duket sikur gjatë gjithë verës, atje ku ata kanë bërë pushimet në jug, kanë pasur kohën të diskutojnë se si do ta bëjmë që këta banorë ta marin atë akses, sepse me sa duket dhe presioni i koncensionarit ka qenë shumë i madh, sepse po i prishnim goxha punë me protestën dhe tubimin që bënim ne austostradë.

Dhe, në këtë mënyrë, pas mbarimit të pushimeve të tyre, qetësisht kanë ardhur aty ku ne 'derdhnim djersë dhe gjak'.

Doçi sqaroi gjithashtu projektin e ri, i cili ju lejon hyrje–daljen ne autostradë banorëvë të zonës.

Hyrja që do bëhet kur vjen nga Tirana për në veri, do jetë vendin ku zhvillohet protesta tek ish rrethrrothrrotullimi i Thumanës.

Ndërsa dalja do jetë 1 km m tutje ...në një mbikalim që ka përshtatur koncensionari për të lidhur fshatin Gramës, me Fushë-Krujën, pra do bëhet një dalje kur vjen nga veriu...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco