Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

'Kapedani e ka lënë pas dore...'/ Bardhi-Ramës: Shoku Mondi ruaj qetësinë, pse bëhesh nervoz? Jep llogari për emërimet që bën me krimin!

'Kapedani e ka lënë pas dore...'/ Bardhi-Ramës: Shoku Mondi ruaj qetësinë, pse bëhesh nervoz? Jep llogari për emërimet që bën me krimin!

11:13, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi sërish nga Rama të japë llogari për emërimet që bën me krimin në radhët e Policisë.

Shoku Mondi ruaj qetësinë, pse bëhesh nervoz? Ne jemi me kokën lart, me kokën drejt e me kokën poshtë e s’ka problem. Po nën gjunjë me krimin e organizuar dhe duke i lëprië nga mëngjesi në darkë, nuk jemi ne.

Duhet të japësh llogari për këto dy kode që solla këtu. Që emëron me krimin, drejtorin e Policisë në Shkodër.

Se s’mund ta lëmë në dorë e jashtë kontrollit, kapedani e ka lënë pas dore... e di Taulanti kush e ka lënë pas dore, edhe ai i Shkodrës…

Ndryshe nga ju, ne s’flasim nëpër tavolina, nga debati jonë s’cënohet interesi publik. Nga ju, po cënohet. Nga ulja në gjunjë e juaja para krimit të organizuar, cënohet ineteresi publik. Ju jeni shërbëtor të krimit të organizuar, ne jemi shërbëtor të interesit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco