Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Rama shfazohet plotësisht në Kuvend, i ngec ‘Noc Rroku’ në gojë...

11:11, 12/09/2024
A+ Aa A-

Ashtu siç pritej, kryeministri Edi Rama u paraqit në interpelancë, por nuk tha asgjë konkrete për skandalin e mbetjeve të rrezikshme.

Rama lëshoi një lumë fyerjesh ndaj opozitës.

Në një rast ai tha se opozita do të marrë ‘Noc Rrokun’.

Pavarësisht fyerjeve, afërmendsh ndaj tij nuk u mor asnjë masë nga Elisa Spiropali.

"Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën, e panë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e konfuzuar në ekspertizën e tij.
Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë. Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë, do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8, që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty,"
tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco