Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Bardhi nxjerr ‘zbuluar’ Ramën për emërimet nga krimi: O vëlla, ka llafe për atë ministrin tënd të Brendshëm...

11:03, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në kundërpërgjigje të Ramës për mbetjet, e cilësoi këtë të fundit një ekspert të mbetjeve toksike, jo vetëm atë për incineraorët.

Bardhi nxori zbuluar Ramën për emërimet që bën krimi dhe bandat në Shkodër për drejtorin e ri të Policisë atje.

Duke iu referuar përgjimeve të Sky Ecc, Bardhi tha se në ato mesazhe, bandat e Shkodrës komunikojnë deri në nivel ministri të Brendshëm, për të emëruar të besuarin e tyre në krye të Policisë së Shkodrës.

E dija që ishte ekspert i inceneratorëve por dhe ekspert i mbetjeve të rrezikshme s’ma merrte mendja. Rai të akuzoi për lidhje me krimin e organizuar.

Si ta quajnë drejtorin e Policisë së Shkodrës?

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër, një muaj u emërua pasi ministri i Brendshëm është përfaqësues i bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon opozitën, patjetër do japësh llogari?

Kur i ke dorëzuar shtetin krimit të organizuar dhe portin, policinë, edhe përgjeëgjësia i ka mbetur opozitës?! Këtij i hanë të tjerët dardha pas shpine, fajin e ka opozita që e baltos me aferat korruptive e ky s’ka asnjë përgjegjësi.

Mbetjet toksike, nga prokuroria ka dalë që kompania pa pasur asnjë ekspericnë në këtë fushë hapet më 2022 për të kryer eksport të mbetjeve të rrezikshme. A ke përgjigje ti ku kanë shkuar mbetjet?

S’ke përgjigje se ku do t’i çosh e përpunosh këto mbetje. Apo do ia dorëzosh këtë krimit të organizuar, siç i ke dorëzuar cçdo element të këtij shtetit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco