Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Gjoka: Ata na mashtruan, qeveria po na jep atë që kishim nuk po na favorizon

10:58, 12/09/2024
A+ Aa A-

Zëvendës mistria dhe ministrja e infarstrukturës Belinda Balluku, është tërhequr përballë protestave të qytetarëve të Krujës duke pranuar kërkesat mëse legjitime për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë–Kashar. Pavarësisht se në projektin fillestarë ishin parashikuar nyje lidhëse në zbatim nuk ishin repsektuar duke sjellë protesta nga banorët.

I ftuar në emision "Kafe Shqeto", Andi Gjoka, sipërmarrës në zonën e Thumanës, ka shprehur se premtimi për hapjen e rrugës nuk duhet festuar akoma pasi është një premtim jofiktiv nga Ministria e Infrastrukturës.

Ne duhet të falenderojmë ata që na mbështetën, pasi qeveria po na kthen atë që kishim dhe jo se po na favorizojnë.- u shpreh Gjoka

Deklarata:

“Jo është herët, sepse nuk kemi dicka nga Ministria e Infrastrukturës që të jetë fiktive pra akoma është herët për të thënë realitetin.  Ata na mashtruan, sepse na thanë që do ndërtojnë nënkalime.

Ne  e kemi patur rrugën dhe na e kanë mbyllur, nuk po na bëjnë ndonjë favor apo po na ndihmojnë. Ne duhet të falenderojmë ata që na kanë ndihmuar në këtë protestë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco