Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Rama mashtron hapur në Kuvend: Nuk janë eksportuar mbetje të rrezikshme

Rama mashtron hapur në Kuvend: Nuk janë eksportuar mbetje të rrezikshme

10:42, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetjet e rrezikshme.

Rama mashtroi hapur kur tha se nuk janë eksportuar mbetje të rrezikshme.

Si zakonisht, Rama sulmoi opozitën, pa sqaruar skandalin që ka tronditur jo vetëm Shqipërinë.

“Ndërkohë që prokuroria dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë, goja e pangishme e opozitës ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor. Kam kohë që nuk merrem më me akuzat që hidhen ndaj meje. Në këtë rast luhet me ndjeshmërinë e shqiptarëve, jo me mua, që po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbetjesh të rrezikshme, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta pastaj vetëm hetimi mund të japë një përfundim. A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, eksporti nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e mallin që konfirmon deklarimin e subjektit. Kemi të bëjmë me aludim psikopatologjik i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”, tha Rama.

Pastaj, Rama pranoi se mund të ketë pasur eksport mbetjesh të rrezikshme, por nuk është i ndaluar.

"Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar as nga ai detar as ndërkombëtare. Mbetje teknologjike industrial transportohen rëndom në rrugë detare duke ndjekur zbatimin e kodeve ndërkombëtare. Procedura e eksportit të mbetjeve bazohet në dispozitat e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco