Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Bardhi: Shqipëria shkeli marrëveshjet ndërkombëtare, u përfshi në tregti të paligjshme mbetjesh të rrezikshme

10:34, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga Kuvendi në interpelancën e thirrur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit, tha se së paku qeveria duhet  të kishte reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit për mbetjet toksike që kishin dalë nga Porti.

Sipas Bardhit, ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, duke u përfshirë në tregti të paligjshme të mbetjeve të rrezikshme.

Bardhi ndër të tjera gjatë interpelancës, tha se neglizhenca e institucioneve për këtë aktivitetet të rrezikshëm të tregtimit të mbetjeve, është mirëfilltazi kriminale.

Ka pasur disa reagime kontradiktore nga disa institucione përgjegjëse pak ditë kur doli lajmi. Në këtë mënyrë ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur një sërë marrëveshjesh, Marrëveshjen e Bazelit, Traktatin e Vrashavës. Shqipëria është përfshirë në tregti të paligjsghme të mbetjeve të rrezikshme.

Aktivitet i mirëfilltë kriminal, një mungesë të neglizhencës kriminale të kontrollit të kompanive. Sasia prej 1600 ton mbetje toksike që rrezikojnë sigurinë kombëtare, jetën e shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Të na shpjegojë për çfarë bëhet fjalë, çfarë veprimesh kanë bërë institucuionet, si janë lejuar të importohen nga Porti i Drurrësit, kush i ka lejuar të hyjnë e dalin nga porti?

Sqarimin ta kishte bërë menjëherë pas publikmit të lajmit, pa pritur kërkesën e opozitës për interpelancë. Përpiqet të shmanget e fshihet siç ka bërë qeveria në këto muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco