Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

U denoncua nga 'Piranjat'/ Mbetet në fuqi masa e sigurisë për Rexhë Byberin

U denoncua nga 'Piranjat'/ Mbetet në fuqi masa e sigurisë për Rexhë Byberin

10:26, 12/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën 'arrest shtëpie' për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.

Ky i fundit ishte denoncuar nga emisioni 'Piranjat' në SYRI TV.

Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është marrë në hetim nga SPAK.

Byberi, bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277.611.520 lekë.

Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës, përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023, i kanë kaluar për kompetencë SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Rexhë Byberi deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se nuk ka shkelur ligjin. “Përshëndes popullin e Tropojës”, ka thënë ai mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco