Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ndryshimet në 'Ligjin për Gardën'/ Bardhi-Spiropalit: E votuat me urdhër të Ramës, ngrini komision etike!

Ndryshimet në 'Ligjin për Gardën'/ Bardhi-Spiropalit: E votuat me urdhër të Ramës, ngrini komision etike!

10:21, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për ndryshimin e ligjit për Gardën e Republikës, që sipas tij u bë me urdhër të kryeministrit Rama.

Sipas Bardhit, ndryshimet u bënë me qëllim, që zgjedhja e drejtuesit të ri të Gardës të bëhej jashtë sistemi, një emër të cilin siç tha kreu i grupit Parlamentar të PD, u paralajmërua nga demokratët.

Bardhi kërkoi nga kryepalamentarja Spiropali që të ngrihet një komision etike për të vërtetuar mënyrën se si u sponsorizua ligji.

10 shtator 2024 ministri i Brendshëm njoftoi zgjedhjen e drejtorit të Gradës së Republikës me garë. Në fakt në mars 2023 kur miratonit ndryshmit për Gardën e Republikës ju kam thënë që është investim për të zgjedhur një njeri që vjen nga jashtë sistemit.

E votuat me urdhër të Ramës, dhe gjashtë muaj më vonë u zgjodh emri që jua thamë edhe ne, për të cilin u ndryshua ligji. Nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh deputetët e mazhorancës të votojnë për interesat e një personi. Ngrini një komision etike për të vërtetuar si u sponsorizua ligji. Ligjet me porosi janë kthyer normalitet për këtë mazhorancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco