Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Skandal në oborrin e Kuvendit, Pandeli Majko shtyn gazetaren

10:21, 12/09/2024
A+ Aa A-

Një skandal u regjistrua në oborrin e Kuvendit.

Deputeti Pandeli Majko shtyu një gazetare vetëm pse nuk i pëlqeu pyetja që po i bënte ajo.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Fillimisht preferoi të mos flasë, por pas këmbënguljes së gazetarëve, Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin.

Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?

Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet...

Majko: Të lutem tani.

Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni.

Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco