Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ish ministri i Arsimit, Tafaj: Shqipëria në nivelin më të ulët të financimit të universiteteve në rajon, mungon kërkimi shkencor!

09:47, 12/09/2024
A+ Aa A-

Ish ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ngre shqetësimin për nivelin e ulët të financimit të univeristeteve në vendin tonë. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv me moderator Flavio Qarri, Tafaj tha se Shqipëria ka sot nivelin më të ulët në rajon, me 0.5 % të GDP së vendit.

Shetqësuese për ish ministrin Tafaj është edhe fakti që univeristet shqiptare mungon kërkimi shkencor, një bazë e rëndësishme për përgatitjen e studentëve të ardhshëm që do të dalin në tregun e punës.

Cilësia e arsimit të lartë varet nga mënyra e trajtimit të studentit në tërësi dhe cilësisë në veçanti. Gara mes universiteteve sot dhe në të ardhmen, kompnenti kryesor është se sa atraktiv je për studentët.

Universitetet do të konkurrojnë për studentë dhe në kushtet ekstreme trastuike të uljes së popullsisë. Universitetet duhet të jenë në garë për studentë.

Ne kemi një strukturë universitare siç e ka Evropa, sistemi Bologna.Problemi është sa impelmentohet kjo strudkturë në kurrikulën që përmban, të paktën 3 faktorë kyç: Pedagogun, kushtet, kurrikula.

Këto kurrikula duhet t’i përshtatim që studentit t’i duhet nesër kur të dalë në jetë. Ta pajisin jo vetëm me dioplomë por me aftësi dhe kompetenca, dhe kjo ndodh kur ka kushtet.

Ne jemi të nënfinancuar totalisht, 0.5 të GDP, i fundit në rajon, të paktën të ishte 1.2 GDP.  Nëse quhet univeritet duhet të përmbushë kusht tjetër, që dija buron nga kërkimi. Kërkimi është 0.08 GDP.

Universitetet tona se kanë nisur procesin e digjitalizimit. Univeristeti 2050, mendohet të jetë aty ku studentët do takohen me profesorin për temat e vështira.

Mësim digjital dhe i personalizuar. Univeristeti 2050 koncepohet si qendra e inovacionit,

Ne s’mund të pretendojmë cilësinë, as të Varshavës. Studentët shqiptarë do t’i braktisin më shumë universitet, tha Tafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco