Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

KAFE SHQETO/ Kedhi: Nuk dëmtohet lideri i opozitës, por të gjithë ne...

09:35, 12/09/2024
A+ Aa A-

Në një kohë kur Partia Demokratike ka ndezur motorët e saj  të fushatës dhe protestave të fuqishme për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike, ditën e djeshme kryetari i i Partisë Demokratike Sali Berisha u thirr në dyert e SPAK.

Me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën, Prokuroria e Posaçme, tregoi edhe një herë se kemi të bëjmë më një dështim kapitullues të reformës në drejtësi.

Nikola Kedhi, Drejtues Bordi ‘Albanian Policy Center’, i ftuar ditën e sotme në ‘KAFE SHQETO’ u shpreh se qytetarët duhet të kuptojnë se ajo që po ndodh me zotin Berisha është precedent i rrezikshëm jo vetëm për të, po për të gjithë ne.

"Dita e djeshme natyrisht nuk është e mirë dhe gjithë ç’ka ka kaluar jo vetëm kryetari i PD, por e gjithë Partia Demokratike në këto vite.

Në rastin e zotit Berisha unë nuk jam avokat, por disa fakte janë të dukshme, fakti që ai ka një gjyqtar që është në konflikt interesi me të, pasi kur ka qenë në vitet '90, zoti Berisha  e ka pushuar nga puna zonjën Gjoka dhe qytetarët duhet të kuptojnë se me gjithë dashamirësinë që ne kemi ndaj tij, ata duhet të kuptojnë se çfarë ndodh me zotin Berisha është precedent i rrezikshëm për të.

Një precedent këtu është se një gjyqtare mund të jetë në konflikt interesi dhe të mos tërhiqet nga procesi, kemi precedentin e rrezikshëm ku një prokuror që ka qene në kohën e diktaturës vazhdon të jetë në detyrë kundër ligjeve të vendit.

Ty mund të të gjejë një mbrojtës publik sistemi i drejtësisë, dhe ai mbrojtës publik, siç ndodhi para disa muajsh me zotin Berisha, mund të jetë hapur kundër teje, pra kundër klientit, siç ndodhi me rastin e turpshëm kur i gjenin avokatë publikë Berishës.

Ndaj janë të gjithë precedentë që qytetarët duhet të kuptojnë se nuk po dëmtohet vetëm zoti Berisha, por nesër pasneser ata mund të jenë në të njëjtin pozicion dhe do duhet të përballen me të njëjtin sistem drejtësie tejet të njëanshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco