Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Himara zyrtarisht me kryetar, KQZ i jep sot mandatin Vangjel Tavos

Himara zyrtarisht me kryetar, KQZ i jep sot mandatin Vangjel Tavos

09:25, 12/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të enjte për t’i dhënë edhe zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Pas fitores në zgjedhjet e 4 gushtit përballë Petro Gjikurisë, betimi i Tavos u mbajt peng nga ankimimi i opozitës në Kolegjin Zgjedhor, një betejë të cilën e humbi pak kohë më parë.

KQZ do të mblidhet sot në 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 12 shtator 2024, ora 10:30.

Rendi i ditës: Çështje për shqyrtim rishtas: Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024’.”

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë janë certifikuar tashmë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, që vlerësuan se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që mund të ndryshojë rezultatin e dalë pas numërimit të 36 kutive të votimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco