Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Kuvendi/ Bardhi përballet me Ramën për skandalin e mbetjeve toksike

Kuvendi/ Bardhi përballet me Ramën për skandalin e mbetjeve toksike

07:44, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë që do të nis më një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit. Interpelanca mësohet se ka të bëjë me dyshimet për transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.

Në kërkesë thuhet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. PD argumenton se qeveria shqiptare duhet të informojë Kuvendin dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me këtë veprimtari.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.

Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco