Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Berisha nën akuzë nga SPAK/ Çollaku: Tregues për dështimin e Reformës në Drejtësi

Berisha nën akuzë nga SPAK/ Çollaku: Tregues për dështimin e Reformës në Drejtësi

07:28, 12/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se vendimi i sotëm i SPAK për marrjen nën hetim të Berishës është një nga treguesit thelbësorë për dështimin e Reformës në Drejtësi.

Çollaku: Vendimi i sotëm ose njoftimi nga ana e prokurorisë së posacme  akuzë për Berishën për korrupsion pasiv është një nga treguesit thelbësorë për dështimin e Reformës në Drejtësi.

I vjen me 500 faqe pa shtuar asgjë, firmos Rama, fajësohet Berisha.

Është tej logjikës juridike normale të çdo gjëje.

Element tjetër që përfshihet këtu ka të bëjë me Vettingun.

Ata njerëz që janë marrë me këto çështje kanë probleme me rekordet kriminale, me dosjet e ardhura nga partnerët.

Një pjesë e tyre, pra janë njerëz të shantazhueshëm të cilat kanë qenë të detyruar të veprojnë sipas një porosie të caktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco