Gjekmarkaj lançon sot nismën e grupit parlamentar të PD dhe i kërkon demokratëve ndjesë të thellë

Gjekmarkaj lançon sot nismën e grupit parlamentar të PD dhe i kërkon demokratëve ndjesë të thellë

21:47, 11/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po bëhet padrejtësi që po mbahet sipas tij pa prova në ‘arrest shtëpie’.

Gjekmarkaj u shpreh për Euronews Albania se nisma e re e grupit parlamentar të PD është zhvendosja dhe spostimi i punës në Bruksel në Strazburg, ku i gjithë grupi të sensibilizojë BE, PE, gjykatën e Strazburgut për shkeljen e kushtetutës në Shqipëri në rastin e Sali Berishës, sepse është fondamentale.

Gjithashtu Gjekmarkaj u shpreh se ai i kërkon ndjesë demokratëve sepse ndoshta i ka kuptuar mirë ose me vonesë qëndrimet e tyre, dhe sipas deputetit, të kërkosh ndjesë është gjëja më njerëzore

'Përballja për Lezhën ka qënë edhe para pak vitesh edhe pak muaj me para një përballje e vështirë në kushte të pabarabarta, në kushte që jemi përballur me shumëçka që kemi akuzuar e denoncuar hap pas hapi, kemi arritur një fitore të mërituar falë demokratëve lezhjanë të cilët unë përsonalisht nëse i kam lënduar në këto vite shpesherë me qëndrime dhe debate të brendshme, është koha për ti kërkuar ndjesë secilit në mënyrë individuale dhe në mënyrë kolektive, se ndoshta ne politikanët e tiranës ndoshta edhe nuk i kemi kuptuar mirë ose me vonesë qëndrimet e tyre dhe të kërkosh ndjesë është gjëja më njerëzore.

U kam propozuar kolegëve të grupit parlamentar që ne për disa kohë ta spostojme punën tonë në Bruksel në Strazburg, i gjithë grupi ku të sensibilizojë BE, PE, gjykatën e Strazburgut për shkeljen e kushtetutës në Shqipëri në rastin e Sali Berishës, sepse është fondamentale.'- u shpreh Gjekmarkaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco