Berisha: Rama ndërsen zagarët të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, ku Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim

20:56, 11/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar prokurorët se janë ndërzyer nga Edi Rama për të hetuar fondacionin e fëmijëve me autizëm të zonjës së tij, Liri Berisha, e cila shërben pa pagesë.

‘Rama ndërsen zagarët të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim’, denoncoi Berisha në tubimin qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, unë paraqita këto para jush për të kuptuar se çfarë kriminelësh të shpifur, çfarë horrash pa nder, pa dinjitet.

Se njeri që i thotë vetes njeri, që ka familje, ka miq, ka shokë, do të kishte turp nga vetja. Do të pështynte mbi veten e tij para se të vepronte në këtë mënyrë.

Kjo është drejtësia e re.

Kjo është drejtësia e Edi Ramës.

Pse i bëjnë këto veprime?

I bëjnë këto veprime se Sali Berisha çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e Edi Ramës.

Ka denoncuar vjedhjet e Olsi Ramës.

Ka denoncuar Linda Ramën.

Dhe çfarë bën Edi Rama? Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim.

A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty.

O turpe dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh.

Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco