Miliona euro investim për të dënuar liderin e opozitës

Miliona euro investim për të dënuar liderin e opozitës

20:45, 11/09/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari 

Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmëri, deri më tani po tregon se ato dhjetra milionë euro tē hedhura nga taksapaguesit shqiptarë e donatorët e huaj, për paga, burime njerezore, trajnime, ambjente e logjistike, janë investuar për të denuar liderin e Opozitës, nê një proces të paster politik.
Pa prova, pa fakte, pa firmen e tij në ndonjë shkrese, vendim a urdhër, me një dosje më shumë publicistike se sa juridike, ku për çudi gjurmë abuzimi ka lënë Kryeministri që kerkon arrestimin e Berishës. 

Megjithatë, SPAK mbylli një sagë të gjatë hetimi dhe e mori të pandehur kryetarin e demokratëve.
Asnjë perpjekje nga drejtësia e re për të treguar se ka zbatuar ligjin e Kushtetutën, që është udhëhequr nga parimet e një hetimi të drejtë e objektiv. Prej fillimit kjo ka lënë shijen e nje porosie politike, të një axhende.
Çfarë realizoi SPAK me këtë rast, a permbushi ndonjë nga objektivat madhore pse është krijuar, dhe a i sherbeu shoqërisë? 
Për fat të keq jo.

Nuk ka asnjë arritje në synimin për të shkulur pandeshkueshmërinë, sepse në sytë e të gjithë shqiptarëve është e qartë se sa shumë imunitet i ka dhënë SPAK, Erion Veliajt, apo Edi Ramës, duke i amnistuar nga afera më e madhe e ketyre viteve siç është ajo e inceneratorëve. SPAK ka krijuar një kastë njerëzish të paprekshëm. Kjo kuptohet çdo ditë nga i madh e i vogël. Rama dhe rrethi i tij i ngushtë sundojnë vendin më të korruptuar në Europë, janë zhytur me duar e me kembe në shkelje, por vijojnë të jenë mbi ligjin.
Nga ana tjetër, me pendjekjen e Sali Berishës, drejtësia e re nuk i ben asnjë sherbim shoqërisê së ndrydhur e nën shantazh. Duke proceduar, arrestuar, e marrë nen akuzë zerin më të fortë ndaj krimit e korrupsionit në vend, SPAK për fat të keq kontribuoi që njerëzit të ulin edhe më shumë koken, të jenë më pak kritik, të pranojnë të keqen në heshtje.

Kjo flagrancë ndodh diten për diell. Ajo që qytetarët panë si shpresë, drejtësia e re, për fat të keq po del një departament më tepër në regjimin autoritarist të rilindjes, të qeverisjes së keqe e mbytëse, që e ka çuar Shqipërinë në këtë buzë humnere.
Po del një motiv më shumë për pakenaqësi e revoltë.
Po del një padrejtësi e re.
Gjithnjë ka një zgjidhje, dhe endrrat e mbrapshta të sunduesve asnjëhere nuk shkojnë deri në fund. Ka njē drejtësi siperore që njerezit e kanë në dorë. Vota e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco