Malltezi: Prokurorët të tmerruar, akuzat gënjeshtra të trasha, kanë fshehur dokumentet

Malltezi: Prokurorët të tmerruar, akuzat gënjeshtra të trasha, kanë fshehur dokumentet

14:46, 11/09/2024
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi nuk ka qëndruar as 10 minuta në ambientet e SPAK, ku është njohur me akuzën ndaj tij.

Sipas Malltezit, akuza është ajo për të cilën është folur që në fillim.

Deklaratës për mediat, Jamarbër Malltezi është shprehur se, Edi Rama e vodhi tokën dhe e dha për 1 euro.

Deklarata e Jamarbër Malltezit para SPAK:

Prokurorët e Tiranës të tmerruar nuk flisnin dot, nuk shikonin në sy. Kanë vendosur një akt akuzë e cila përmban gënjeshtra të trasha, që në faqen 5 thotë që ndërrimin e destinacionit e bëri Sali Berisha, kur e bukura është që në dokumentet e veta e kanë që e ka bërë Edi Rama dhe pa kërkesë nga pala e kërkuar.

Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur, kur pushteti i përçmon aq trashë dhe i bën të gënjejë aq trashë sa të mos vendosin as planin e 2008 që e ka miratuar Edi Rama me vendimin e Këshillit bashkiak nr. 238 të datës 27 dhjetor 2008.

E fshehin, pra njerëz që gënjejnë, fshehin dokumente apo duhen thjeshtë mëshiruar.

Image

Sa herë të shikoni këtë çështje shikoni keto foto. Nga njëra anë keni Edi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur tokën e pronarëve privat dhe ndërtesë dykatëshe për një shkollë publike dhe nga ana tjetër kemi disa familje pronare, që i ndërtojnë falas shtetit kopsht dhe çerdhe më të bukurin në Tiranë, përveç se sistemojnë 41 familje. Ky është dallimi.

Versioni i Edi Ramës është ta vjedhë tokën me gjithë ndërtesë dy katëshe për 1 euro.

Versioni i palës pronare, ta blejë sipas ligjeve të shtetit dhe të mos nxjerrë asnjë nga ata hallexhinj informal që ishin aty në rrugë, por ti sistemojë.

Jemi në situatë afërmendsh.

Unë pashë këto gënjeshtra dhe këto ngrita dhe aty isha veç 5 minuta dhe nuk pashë shumë gjëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco