Procesi ndaj Berishës/ Koka: Dështimi më i madh që SPAK ka pasur këto kohë, Malltezi e ka përfituar pronën e tij

Procesi ndaj Berishës/ Koka: Dështimi më i madh që SPAK ka pasur këto kohë, Malltezi e ka përfituar pronën e tij

14:39, 11/09/2024
A+ Aa A-

Në edicionin e mesditës ne ‘SYRI TV’ me moderatore Armela Ferkon ishte i ftuar gazetari Bledian Koka, i cili është ndaluar tek procesi i sotëm politik ndaj kreut demokrat Sali Berisha.

Sipas Kokës, ky proces është diskutuar shumë dhe për aq kohë sa ka pasur edhe dokumente, është parë qartazi se ajo që do duhej të ishte një akuzë e rëndë që do e rëndonte akuzën ndaj Zotit Berisha, në fakt ishte krejt e kundërta, tregonte se si ai e kishte qeverisur këtë vend.

'Sot SPAK mund të thoshte që në hetuam Berishën, hetuam edhe Jamarbër Malltezin e në fund fare pamë që Malltezi ka përfituar pronën e tij si qytetar dhe e lexuam mjaft mirë sagën se si ai e kishte marrë këtë pronë, nuk është ngritur Berisha njëjtë si Rama që ha qofte me oligarkët e këtij vendi dhe i jep atyre pasurinë e qytetarëve'- u shpreh ai

Bledian Koka:

“Kjo e sotmja për mendimin tim është dështimi më i madh që SPAK ka pasur këto kohë, është denoncimi më i madh që struktura antikorrupsionit i ka bërë vetes me një proces i cili është komentuar fort nga të gjitha palët.

Është diskutuar shumë dhe për aq kohë sa ka pasur edhe dokumente, është parë qartazi se ajo që do duhej të ishte një akuzë e rëndë që do e rëndonte akuzën ndaj Zotit Berisha, në fakt ishte krejt e kundërta, tregonte se si ai e kishte qeverisur këtë vend.

Berisha nuk është njeriu që favorizon as dhëndrin e tij, Berisha është munduar të ndërtojë një shtet ku të gjithë do të kishin mundësi të marrin te drejtën e tyre, edhe sot pasi mediat dhe njerëzit e regjimit janë munduar ta fryejnë akuzën, vetë SPAK është vetëdenoncuar në atë që supozohej të ishte ‘Gjyqi i 30 viteve të fundit’.

Kjo sepse u diskutua që Zoti Berisha mund të akuzohej për fshehje parash ndërkohë që realisht verifikimet kanë shkuar deri në brezin e shtatë. Pra janë bërë verifikime të shumta e sot SPAK kishte shancin e artë për të thënë që ‘Po’ ne marrim për bazë çfarëdo lloji padie dhe padi politike po të jetë, si një institucion që tenton që të godasë korrupsionin.

Sot SPAK mund të thoshte që në hetuam Berishën, hetuam edhe Jamarbër Malltezin e në fund fare pamë që e para e punës Malltezi ka përfituar pronën e tij si qytetar dhe e lexuam mjaft mirë sagën se si ai e kishte marrë këtë pronë dhe nuk është ngritur Berisha njëjtë si Rama që ha qofte me oligarkët e këtij vendi dhe i jep atyre pasurinë e qytetarëve.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco