Bozdo: Shqipëria një nga vendet e pakta në botë ku lideri i opozitës mbahet pa prova i burgosur politik...

14:31, 11/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit Eno Bozdo ka folur për SYRI TV për procesin politik ndaj kreut demokrat Sali Berisha,

Eno Bozdo: Nuk shoh asgjë të re në sagën politike të zotit Berisha dhe në goditjet e njëpasnjëshme që i jepen lidershipit të Partisë Demokratike. Edhe ky proces do të shkojë drejt përfundimit dhe shumë mirë që do shkojë, sepse opinioni publik shqiptar në mendimin tim duhet të njihet me të gjithë paçavuren. Ka qenë shumë i vështirë orientimi i opinionit publik, kur doli për herë të parë dosja e SPAK ne lidhje me korrupsionin hipotetik të zotit Berisha dhe të zotit Malltezi. Por tani dosja do të shkojë në gjykatë, dhe gjërat do të jenë edhe më shumë transparente dhe të gjithë do kuptojmë deri ku arrin absurdi i telekomanduar poltik i kësaj qeveria dhe i kësaj mazhorance.

E dyta, theksoi fatin që PD ka bërë denoncime shumë të rëndësishme në SPAK që prekin krerët e mazhorancës jo vetëm kryeministrin. Personalisht kame bërë dy denoncime që kanë lidhje me Ekoparkun e Durrësit dhe me Porto Romanon ku implikohet drejtpërdrejt, Edi Rama, Belinda Balluku dhe njerëz të familjeve përkatëse.

U bënë 8 muaj nga ky denoncimi dhe ne nuk kemi as sot as reagimin më të vogël nga SPAK. Po janë sa e sa denoncime të tjera.

Është gjithçka me orientim polik. Shqipëria sot është një nga vendet e pakta në botë ku lideri i opozitës mbahet pa akuza, pa fakte pa prova burgosur politik për më shumë se 9 muaj....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco