'Më ka korruptuar dhëndri im'/ Berisha pas daljes nga SPAK: 4 miliardë euro të Ramës dhe Al-Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri

'Më ka korruptuar dhëndri im'/ Berisha pas daljes nga SPAK: 4 miliardë euro të Ramës dhe Al-Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri

14:26, 11/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës u paraqit sot në Prokurorinë Politike të pushtetit për t’u njohur me akuzën e montuar pa prova dhe pa fakte ndaj tij edhe pse hetojnë prej katër vitesh dhe e mbajnë në arrest politik prej më shumë se 8 muaj.

Pasi u njoh me akuzat, në një seancë që zgjati jo më shumë se 20 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”.

“4 miliardë euro të Edi Rama dhe Al Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Evropë.

Akuza? I pandehur, ato që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër, përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike. Nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë se ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Më ka korruptuar dhëndri im (qesh)

I gjithë qëllimi është t’i kapim kokën PD-së, garantoj se Rama do të përgjigjet. Shumë shpejt do ta shohim me atë që ka aq qejf”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco