Shtohet edhe një festë zyrtare/ Miratohet propozimi në Komisionin e Medias

Shtohet edhe një festë zyrtare/ Miratohet propozimi në Komisionin e Medias

14:10, 11/09/2024
A+ Aa A-

2 marsi, data kur u themelua Kuvendi i Beslidhjes së Lezhës, do të shpallet festë zyrtare.

Këtë propozim e miratoi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure.

Ishte deputeti Eduart Ndreca ai që propozoi që 2 marsi 1444 të jetë ditë feste.

“Me kthimin e 2 marsit 1444, që përkon me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, ne jo vetëm vlerësojmë figurën më madhështore të historisë së kombit tonë, Gjergj Kastrioti, por dhe periudhën më të lavdishme të historisë kombëtare dhe brenda kësaj periudhe datën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, dita ku princat u mblodhën nën drejtimin e Gjergjit të madh dhe vendosën piketat më të rëndësishme që i duhen një kombi në rrezik asgjësimi për të shpëtuar veten dhe vlerat që ai trashëgon”, tha Ndreca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco