Procesi ndaj Berishës/ Saraçi: Pa provë! Lëvizjet e SPAK, për interesin politik të Ramës!

14:03, 11/09/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi thotë se ndaj liderit të opozitës, sot SPAK dha një akuzë të pabazuar në prova.

Sipas tij, instititucionet e drejtësisë kur veprojnë ndaj liderit të opozitës më së paku duhet të që jenë të kujdesshëm në aspektin juridik të procesit, por ka ndodhur krej e kundërta, theksoi Saraçi.

Ky i fundit shtoi se ajo që është e sigurtë në procesin ndaj kryedemokratit Berisha, është fakti që kjo lëvizje e organit të akuzës bëhet për interes politik të Ramës.

Saraçi thekson nevojën e protestave të fuqishme në Tiranë, në mënyrë që shqiptarëve t’u garantohet vota e lirë dhe qeveri teknike. Ajo që duhet të bëjnë demokratët, shtoi kryeredaktori i Syri Tv, është që PD të nisë protestat edhe në Bruksel për gjithë sa po ndodh me procesin ligjor ndaj një ish-presidentit dhe ish-kryeministri të vendit, njëkohësisht liderit të opozitës, Sali Berisha.

Akuzë pa provë. Në momentin që institucionet e  drejtësisë veprojnë ndaj lideri të opozittës, minimalisht duhet të jenë të kujdsshem ndaj ligjit, por ka ndodhur e kundërta. Mund të ketë vetëm nje dedukasion logjik, këto lëvizje bëhen për interes politik të Ramës. Se logjikë tjetër juridike s’mendon të kundërtën.

Insistimi bëhet për të izoluar Berishën, që të shkohet me një opozitë të goditur në zgjedhje.  Është politik, s’ka argument tjetër për këtë që ka bërë SPAK.

Reagimi në Bruksel, është i rëndësishëm një orë e më parë. Reagim akoma më të fortë edhe në Tiranë, s’ka mënyrë tjetër për të ndaluar Ramën. Rama ka ngritur një mekazniëm të tmerrshëm të manipulimit të votës, patronazhistët.

Ndaj s’është më çështje e Sali Berishës, por është çështje demokracie dhe e të ardhmes së vendit. Duhet të reagojmë me çfarëdo pasoje e kosto, theksoi Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco