‘Sterilizimi’, dëshmojnë ish-drejtorë e spitalit Vlorë dhe Shkodër, Dajti: Ia paguam ne faturat, Spaho: 9.6 mln lekë ujë e drita

‘Sterilizimi’, dëshmojnë ish-drejtorë e spitalit Vlorë dhe Shkodër, Dajti: Ia paguam ne faturat, Spaho: 9.6 mln lekë ujë e drita

13:52, 11/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi vijon marrjen në pyetje të ish drejtorëve lidhur me koncesionarin e sterilizimit.

Sot para deputetëvë dëshmoi ish drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti i cili vlerësoi koncesionarin por qiraja, uji dhe dritat janë paguar nga spitali. Deputeti i PD-së saktësoi se paga që kishte dhënë spitali për punën e koncesionarit ishte 9.6 mln lekë ujë e drita

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: U bë e lodhshme, 8 orë pardje, e 8 orë dje. Të mos marrim më shumë se dy dëshmitarë në ditë. Fizikisht po bëhet e pamundur edhe për tu përgatitur seriozisht.

Ardian Dajti: Nuk e kam pasur kontratën e plotë të sterilizimit kur u emërova. Koncesioni kish filluar më herët. Ju kemi dhënë ambiente për koncesionarin por nuk jam i sigurt nëse ishte me pagesë apo jo. Spitali ka pasuar të gjitha, qiranë, ujë, e drita.

Edmond Spaho: 9.6 mln lekë ujë e drita për punën e spitalit i pagoi për koncesionarin.

Ardian Dajti: Ndryshimi është shumë i madh. Jo vetëm veglat që janë të sterilizuara, por koncesionari solli edhe materialet e buta, kur ne kemi punuar me bluza të shqyera, ose me kapele që i zienim në ujë të nxehtë. Sot i kemi një përdorimshe.

Dëshmia e Bruna Mersinit

 Pas dëshmisë së Ardian Dajtit në pyetje u mor Brunilda Mersini, ish drejtore e spitalit të Vlorës

Pjesë nga debati

Brunilda Mersini: Ambientet pa qera. Zbatuam kontratën, energjinë dhe ujin e pagoi spitali.

Kam qenë në alert për shpenzimin e energjisë, sepse paguanim për Fierin, Lushnjën, Gjirokastrën dhe Sarandën. Aty sterilizoheshin 4 spitale. Kërkuan fonde shtesë dhe Ministria e Shëndetësisë na i dha.

Albana Vokshi: Ministria ju vuri kufizime për numrin e operacioneve mujore. Si vepruat?

Brunilda Mersini: Nuk kemi pasur presione të kësaj natyre, nuk kemi pasur presion prej seteve, por planifikimet i kemi bërë për burimet njerëzore dhe hapësirat e sallave. Ne marrim masa për gjithçka që ka kosto, jo vetëm për setet.

Brunilda Mersini: Ishim si në mbijetesë dhe sakrifica. Sot futesh me standardet e një kirurgu dhe e nis operacionin me energji pozitive.

Ne duhet ta pranojmë revolucionin që ka ndodhur në shëndetësi.

Ilir Pendavinji, deputet i PS: Asnjëherë qeveria dhe ne nuk kemi thënë që investimet tona janë të njëjta si në Itali. Asnjëherë. Nuk mund të shihet sterilizimi i ndarë nga komponentët e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco