Kryetari i PD nën akuzë nga SPAK/ Avokati: Masa ndaj Berishës nuk duhet vazhduar

Kryetari i PD nën akuzë nga SPAK/ Avokati: Masa ndaj Berishës nuk duhet vazhduar

13:53, 11/09/2024
A+ Aa A-

Pas akuzës poltike ndaj Berishës nga SPAK ka folur për Ora News avokati Jordan Daci i cili tha se tashmë brenda 10 ditësh Berisha dhe Malltezi kanë të drejtë që të parashtrojnë para akuzës sesa qëndron akuza apo jo.

Daci: Si rregull ky është një moment procedurial. Brenda 10 ditësh Berisha dhe Malltezi kanë të drejtë që të parashtrojnë para akuzës sesa qëndron akuza apo jo. Prandaj prokuroria ka detyrim 10 ditë që të presë para se ta çojë në gjykatë kërkesën dhe t’i nënshtrohet gjykimit.

Nga pikëpamje e sigurisë ka të drejtë për vlerësuar nëse duhet vazhduar masa e sigurisë. Pasi sipas meje nuk duhet vazhduar. Duke filluar nga sot me njoftimi ne akuzës prokuroria është e bindur se mund ta vërtetojë akuzën që pretendon dhe prandaj Berisha duhet të mbrohet i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco