Akuzat ndaj Berishës/ Këlliçi: E turpshme! SPAK kapitulloi, u bë mburojë e krimit dhe korrupsionit të Ramës e Veliajt!

13:35, 11/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Tiranës në PD, Belind Këlliçi thotë se ajo që ndodhi ditën e sotme me liderin e opiozitës, është e turpshme.

Sipas Këlliçit, në dyert e burgut sot duhet të ishin Rama dhe Veliaj, së bashku me socialistë të tjerë të cilët kanë vjedhur e vazhdojnë të vjedhin paratë publike të qytetarëve shqiptarë.

Këlliçi theksoi se SPAK është kthyer në mburojën politike të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve, ndërsa paralajmëroi se nuk do t’ia dalin dot ta godasin PD, pavarësisht dëshirës së madhe të Ramës dhe Veliajt për ta arritur një gjë të tillë.

E turpshme, ajo që ka ndodhur sot. E pritshme që Berishës iu dorëzuar libri me 500 faqe me autor Ramën. Kur s’i ke gjetur një shkelje ligjore, asnjë provë e fakt, kjo është e pafalshme për drejtësinë tonë dhe çdo qytetar që nuk reagon sot, nesër do t’iu vijë atyre në shtëpitë e tyre. Kur ky standard përdoret ndaj një ish presidenti, ish kryeministri, mendoni çfarë do ndodhë nesër me familjet e pronat tuaja. Kjo që ndodhi sot e pafalshme dhe s’ka asnjë efekt te demokratët.

PD s’e marrin dot, nuk goditet dot se do Edi Rama dhe Veliaj. Standard i dyfishtë  që ka vendosur SPAK, i paprecedentë. SPAK është kthyer në mburojën e krimit dhe korrupsionit në vend. Këta prokurorë janë mburojë e Veliajt dhe Ramës.

Kjo që ka ndodhur sot është kapitulluimi i SPAK, dhe ashtuquajturës reformë në drejtësi. Berisha është ish president, s’është mbi ligjin, por s’mund të jetë nën ligjin.  Të jetë i barabartë me ligjin. Nëse mendojnë se kanë dekurajuar opozitën, ne jemi në kulmin e aktivitetit politik. Pa zgjedhje të lira dhe qeveri teknike nuk ka të ardhme. Nëse ky standard përdoret për Berishën, nesër do trokasë në dyert tuaja, theksoi ndër të tjera Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco