Berisha: Do të ketë një revoltë të përgjithshme, një lëvizje e cila synon t'u rikthejë shqiptarëve votën e lirë

Berisha: Do të ketë një revoltë të përgjithshme, një lëvizje e cila synon t'u rikthejë shqiptarëve votën e lirë

13:35, 11/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një tjetër prononcim për mediat, pasi është rikthyer në banesën e tij, nga SPAK.

Berisha u shpreh se, tani qëllimi është një revoltë popullore të përgjithshme me qëllim rikthimin tek shqiptarët të votës së lirë.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Sali Berisha: Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Me Edi Ramën zgjedhje të drejta nuk ka.

Pyetje: Si do ti imponoheni mazhorancës z. Berisha për qeveri teknike?

Sali Berisha: Me një revoltë të përgjithshme, një lëvizje të përgjithshme e cila synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Pyetje: Kur do të mbahen këto protesta, çfarë date?

Sali Berisha: Nuk ka një datë, por do të caktohet shpejt.

Pyetje: A ishit të kënaqur sot me pjesëmarrjen e qytetarëve, demokratëve në mbështetjen tuaj para SPAK.

Sali Berisha: E jashtëzakonshme.

Pyetje: A do të ketë një rikthim të aksionit në parlament?

Sali Berisha: Opsioni është popullor kësaj here, synohet një aksion mbarë popullor.

Pyetje: Si do të koordinoheni ju me pjesën tjetër të partisë, pasi nuk është njëlloj si të jesh në terren.

Sali Berisha: Njëlloj nuk është, por komunikimi do të jetë non stop.

Pyetje: A do të keni një komunikim me aleatët z. Berisha?

Sali Berisha: Me të gjithë pa përjashtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco