Noka: I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi Xoxe

Noka: I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi Xoxe

12:04, 11/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për SYRI TV, ka paralajmëruar Altin Dumanin, duke e akuzuar si një pasardhës të denjë të Koçi Xoxes.

Prononcimi i Flamur Nokës:

Kjo është një dëshmi e qartë se këtu nuk është një institucion drejtësie, këtu është një organizatë kriminale, e cila u nis si drejtësi, por rezultoi organizatë kriminale.

E cila u ngrit dhe u themelua për të luftuar krimin dhe korrupsionin, por po lufton opozitën.

Po amniston krimin dhe korrupsionin qeveritar.

Kjo është organizatë kriminale se u ngrit për të luftuar krimin elektoral, por e bekoi krimin elektoral duke zhdukur dosjen 339 dhe 184.

Pra, puna e parë që bëri ishte se amnistoi krimin elektoral të Edi Ramës.

Kjo organizatë kriminale është simotër e organizatës kriminale që quhet qeveri dhe janë në luftë të egër ndaj opozitës dhe PD-së.

Sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër.

Sot, edhe ata që ishin partizanët më të mëdhenj të të ashtuquajturës drejtësi e re,, shohin me sytë e tyre dhe janë të bindur se këtu vetëm drejtësi nuk ka, këtu ka një narkodrejtësi.

Këtu opozita është nën sulm dhe për këta opozita është e keqja e këtij vendi.

Opozita duhet të persekutohet dhe jo narkoqeveria, jo ata që vjedhin, jo Erion Veliaj që vjedh 130 milionë euro me një të rënë të lapsit me inceneratorin, apo me 5D apo me raste të tjera.

Pra, këtu para narkodrejtësisë, përpara kësaj organizate kriminale, vijnë e bëjnë xhiro sa për t’u hedhur sy shqiptarëve të gjithë qeveritarët, por për t’u sulmuar, persekutuar dhe burgosur, sulmohet dhe persekutohet lideri i opozitës, të gjithë drejtuesit e opozitës dhe opozita ën tërësi.

A ka shqiptar që mund ta gëlltisë këtë si drejtësi të pavarur, përveçse si narkodrejtësi?

Kjo pra është një organizatë kriminale që ka për synim luftën ndaj opozitës.

I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës.

I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi Xoxe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco