Gara presidenciale Trump-Harris, ja shtatë shtetet që vendosin se cili do të jetë presidenti i SHBA-së

Gara presidenciale Trump-Harris, ja shtatë shtetet që vendosin se cili do të jetë presidenti i SHBA-së

10:55, 11/09/2024
A+ Aa A-

Pas debatit presidencial që u zhvillua mbrëmë mes kandidatëve për president në SHBA, Trump-Harris nuk është se kishte një fitues të qartë mes tyre, në ndryshim nga debati i parë i zhvilluar mes Trump dhe kandidatit të tërhequr, Joe Biden ku u pa qartë një epërsi e madhe e kandidatit republikan ndaj atij demokrat.

Një ditë pas debatit edhe exit pollet nuk është që kanë një ndryshim të madh në përqindje pasi vazhdon të jetë i  njëjtë, me një epërsi të ngushtë nga kandidatja demokrate, Kamala Harris me 2.7%.

Pyetja që shtron çdo njeri sot i cili ndjek me vëmendje situatën politike në SHBA është kush do të fitojë në fund?

Nëse hedhim një sy nga sondazhet dhe nëse bëjmë në krahasim me zgjedhjet e kaluara vëmë re një ndryshim thelbësor në shtet kryesore të cilat kanë në dorë rezultatin përfundimtare, jo më kot janë quajtur dhe shtetet e fushëbetejës.

Deri tani ato shtete që janë identifikuar si kyçe në garë janë Nevada, North Carolina, Georgia, Pennsylvania, Arizona, Michigan dhe Wisconsin.

Image

EXIT POLLS 2024

Nevada

Nevada në zgjedhjet e fundit votoi për Biden në rezultatin përfundimtar në rreth 3% më shumë sesa Trump.  Nëse i hedhim një sy exit polleve ata gabuan në rreth 2% pasi i jepnin një epërsi Biden me 5 pikë përpara Trump, e ku pas votimeve rezultoi se epërsia ishte vetëm 3%.

Në këto zgjedhje Nevada përsëri sipas exit polleve pritet ti kalojë demokratëve por epërsia është vetëm 1% dhe duke hedhur sytë nga e kaluara ky shtet është akoma i hapur për të dy kandidatët.

Image

EXIT POLLS 2020
Image
REZULTATI

North Carolina

North Carolina në zgjedhjet e fundit votoi për Trump me rezultatin përfundimtar në 1.3% më shumë se sa Biden. Exit Pollet e vitit 2020 pretendonin që shteti do të fitohej nga Biden në një epërsi me 0.3% dhe pas votimeve u vu re që exit polls kishte gabuar përsëri me 1.6%.  Në këto zgjedhje përsëri exit polls japin në avantazh Kamala Harris për demokratët me rreth 1% përpara republikanëve.

Image

EXIT POLLS 2020

Image

REZULTATI 2020
 

Georgia

Georgia në zgjedhjet e fundit votoi për Biden me rreth 0.3% përpara kandidatit Trump. Exit Polls e viti 2020 pretendonin që këtë shtet do ta fitonte Biden me 0.2 pike përpara kandidatit republikan. Pas votimeve doli që exit polls ishin gati të përpiktë në rezultat. Ndërsa në këto zgjedhje pritet që Georgia të votojë për Trump me një avantazh prej 1.5% ndaj kandidates Harris.

Image

EXIT POLLS 2020
Image
REZULTATI 2020

Pennsylvania

Pennsylvania në zgjedhjet e fundit u fitua nga Biden me reth 1.2% përpara kandidatit Trump. Exit Polls e viti 2020 pretendonin që këtë shtet do ta fitonte Biden me rreth 3.7%. Pas votimeve doli që exit polls kishte gabuar me 2.5%. Ndërsa në këto zgjedhje pritet që Pennsylvania të votojë për Harris me rreth 1% përpara Trump.

Image

EXIT POLLS 2020
Image
REZULTATI 2020

Arizona

Arizona në zgjedhjet e fundit votoi për Biden me rreth 0.4% përpara Trump. Exit Polls e viti 2020 pretendonin që këtë shtet do ta fitonte Biden me 2.2% por në përfundim doli që ata kishin gabuar me reth 1.8%. Ndërsa në këto zgjedhje pritet që Arizona të votojë për Trump në rreth 1% përpara Harris.

Image

EXIT POLLS 2020
Image
REZULTATI 2020

Michigan

Michigan në zgjedhjet e fundit votoi për Biden me rreth 2.8% përpara Trump. Exit Polls e viti 2020 pretendonin që këtë shtet do ta fitonte Biden me 5.5% përpara Trump në fund rezultoi se gabimi ishte me rreth 2.7%. Ndërsa në këto zgjedhje pritet që Michigan të votojë përsëri për demokratët me rreth 2% përpara republikanëve.

Image

EXIT POLLS 2020
Image
REZULTATI 2020

Wisconsin

Wisconsin në zgjedhjet e fundit votoi për Biden 0.6 % përpara Trump. Exit Polls e viti 2020 pretendonin që këtë shtet do ta fitonte Biden me 9.2% përpara Trump, e ku në fund rezultoi një nga dështimet më të mëdha të exit polleve në SHBA. Ndërsa në këto zgjedhje pritet që Wisconsin të votojë përsëri për demokratët me rreth 3% përpara republikanëve.

Image

EXIT POLLS 2020

Image

REZULTATI 2020

Trump është cilësuar si kandidati i cili ka rrëzuar exit pollet sa herë ka kandiduar duke marrë parasysh edhe zgjedhjet e vitit 2016 ku fitoi kundrejt kandidates demokrate Clinton. A do ta bëjë këtë gjë edhe këtë herë kjo mbetet për tu parë në vazhdim, por shanset janë tepër të larta për një tjetër përmbysje.

ERALDO STAFUKA-SYRI.NET                                                                                          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco